
Mbi 11 milionë të infektuar me Covid-19, në të gjithë botën!
E Premte 3 Korrik 2020, 18:06
Dritare.net
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka tejkaluar 11 milionshin, më shumë se 524.800 nga ata kanë vdekur dhe rreth gjashtë milionë janë shëruar deri më tani. Tani SHBA ka mbi 2.8 milionë raste dhe 131,000 vdekje nga Covid-19. Në Brazil rastet e konfirmuara arritën mbi 1.5 milionë, vendi i dytë më i prekur në botë.
Brazili regjistroi 1,252 vdekje në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 61.884. Edhe në Indi, Mbretëri e Bashkuar, situata paraqitet e rëndë, ku infektimet shtohen dita-ditës, ashtu si edhe numri i vdekjeve./K.C/dritare.net

















