
Mbështetje hartës së re të kufijve Kosovë-Serbi/ Rama: Zhgënjim, nuk e kam thënë as mbështetur një gjë të tillë!
E Hënë 3 Maj 2021, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Rama mohon të jetë në dijeni të një dokumenti ku flitet për ndryshim kufijsh të Kosovës. Për këtë, ai kritikon mediat "DerStandardat" dhe "WebStandardat" të cilat kanë publikuar lajmin.
"Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me "non paper" dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë & Kosovës! Turpëruese", shkruan Rama në "Twitter"./dritare.net

















