
Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence. Ja kush e pret!
Dritare.net
Ka mbërritur në Manzë, në SHqipëri ish-zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence. Mësohet se të pranishëm janë Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi dhe deputetët e të tre forcave politike.
Pence do të vizitojë disidentët iranianë në Shqipëri, ku pritet të takohet me viktimat e regjimit në Teheran dhe do të mbajë një fjalim politik për ata që kërkojnë një Iran demokratik dhe laik.Pence po viziton selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup ombrellë për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjeti mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017, gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Michael Richard Pence është një politikan, moderator dhe avokat amerikan, i cili shërbeu si zëvendëspresidenti i 48-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021. Si anëtar i Partisë Republikane, ai ka shërbyer më parë si guvernatori i 50-të i Indianës nga 2013 deri në 2017./M.K/dritare.net

















