
Mbërrijnë sot 38400 vaksina të AstraZeneca/ Manastirliu: Nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve!
E Premte 12 Mars 2021, 11:11
Dritare.net
Sot në vend pritet të mbërrijnë 38400 vaksina nga kompania AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se këto doza do të shërbejnë për të nisur menjëherë vaksinimin e mësuesve.
“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit Covax, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve Shqipëria Buzëqesh”, shkruan Manastirliu./l.F-dritare.net

















