
Mbërrijnë 25 mijë doza të Sputnik V/ Manastirliu: Gati për të ulur fashën e vaksinimit në +57 vjeç!
E Premte 11 Qershor 2021, 11:11
Dritare.net
Kanë mbërritur në vendin tonë edhe 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ka shkuar në 936 mijë sasia e vaksinave antikovid të mbërritura në vendin tonë.
"Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke filluar nga plus 59, 58, 57 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët të vaksinohen. Ne do të vijojmë me të gjithë planin kombëtar të vaksinimit. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor”, tha Manastirliu./dritare.net

















