Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mazhoranca voton pro, opozita kundër. Miratohet rikthimi i basteve të fatit online!

Mazhoranca voton pro, opozita kundër. Miratohet rikthimi i basteve të

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot rikthimin e lojërave të fatit, vetëm online.

Miratimi i këtij projektligji ka ardhur pasi mori 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim gjatë votimit në komisionin e Ligjit. Për këtë projektligj, opozita ka votuar kundër, duke e kundërshtuar. Ndryshe nga sa ndodhte deri në 2018, ku mund të luajë dhe vije baste fizikisht në mbi 4 mijë pika, ligji i ri përcakton të drejtën e të ushtruarit të këtij aktiviteti jo më shumë se 10 operatorë, të cilët do duhet të plotësojnë disa kushte.

Operatorët që do përfitojnë licencën për bastet online duhet të regjistrohen në QKB për veprimatarinë, të kenë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë, të ketë 3 vite eksperiencë të paktën në 3 shtete të BE-së.

Bastet online do të luhen përmes faqeve në internet, aplikacioneve apo platformave elektronike të dedikuara, të cilat do monitorohen nga organet përkatëse./M.K-dritare.net