
Matteo Renzi: Vaksina duhet të bëhet e detyrueshme për të gjithë!
E Martë 11 Gusht 2020, 20:08
Dritare.net
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka thënë se vaksina kundër koronavirusit, duhet të bëhet e detyrueshme për të gjithë popullsinë.
“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i deteyrueshëm për të gjithë”, tha Renzi.
“I detyrueshëm, jo vullnetar”,-ka thënë më tej Renzi, duke këmbëngulur në idenë se vaksina duhet të jetë e detyrueshme.
Sipas OBSH aktualisht në të gjithë botën, janë duke u tenstuar disa vaksina nga kompanitë prestigjioze mjekësore, ndërsa ende asnjëra nuk ka arritur në fazën e provave klinike./ I.M-Dritare.net

















