
Masat për koronavirusin/ BE thirrje shteteve: Mos rrezikoni demokracinë!
E Martë 31 Mars 2020, 15:03
Dritare.net
Vendet e Bashkimit Evropian janë paralajmëruar nga Brukseli të mos përdorin masa emergjente të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit që cenojnë demokracinë.
"Është me shumë rëndësi që masat emergjente të mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore. Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur."
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, informon dritare.net
Ajo u shpreh se masat e emergjencës duhet të kufizohen në atë që është e nevojshme dhe rreptësishtë proporcionale, ato nuk duhet të zgjasin pafundësisht./K.C/dritare.net

















