
Ministria e Shëndetësisë, njoftoi pak ditë më parë, se do të lehtësohen disa masa të marra në kuadër të pandemisë. Prej sot, ambientet e mbyllura në bare, restorante, dhe pishina do të rihapen. Që prej shpërthimit të koronavirusit në vend në muajin mars, ato kanë qëndruar të mbyllura. Por për shkak të temperaturave të ulëta dhe motit të keq, ato u rihapën sot, por sërish duke zbatuar një sërë rregullash për mbrojtjen e stafit dhe klientëve nga rreziku i infektimit.
Protokolli për baret dhe restorantet
Personeli duhet të jetë i pajisur me maskë
Subjektet duhet të sigurojnë higjienizues duarsh për klientët
Nuk lejohet vetëshërbimi
Ajrimi natyral i ambientit rekomandohet të paktën 5 herë në ditë
Distanca e sigurisë nga tavolinat duhet të jetë dy metra
Për pishinat e mbyllura:
Personeli mjekësor duhet të mbajë maskë
Klientët të mbajnë maskë në zonat rreth pishinës
Kapaciteti maksimal i pishinës do të bazohet në zënien e hapësirat 3 metra katror për person
Të evitohen grumbullimet
Në udhëzues theksohet është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik./L.F-dritare.net

















