
Masat e koronavirusit/ Rama: Kjo fundjavë do të jetë si e shkuara!
E Premte 22 Maj 2020, 21:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë fundjavë masat do të jenë si javën e shkuar.
Në zonat e kuqe do të kenë liridalje pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç. Pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj fashe orare.
Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30.
Ditën e dielë të gjitha bizneset do të qëndrojnë mbyllur./E.B-dritare.net

















