Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja Rama-Meloni, La Repubblica: Pakti do kalojë për shqyrtim!

Marrëveshja Rama-Meloni, La Repubblica: Pakti do kalojë për

Marrëveshja e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve në Shqipëri, do të shqyrtohet në Dhomën e Deputetëve pas kërkesës së partive opozitare.

La Repubblica shkruan se kërkesa e partive ka marrë përgjigje pozitive nga qeveria italiane.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani është shprehur se procedurat e kryera në Shqipëri do të funksionojnë sipas legjislacionit italian, evropian dhe ndërkombëtar për këtë çështje dhe do të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet administrative dhe gjyqësore italiane.

"Shqipëria do t'i japë Italisë dy zona pa pagesë. Një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit. Në port do të ketë një strukturë të dedikuar për aktivitetet e shpëtimit, ndihmën e parë dhe zbulimin e shenjave të gishtërinjve. Në strukturën e dytë, që ndodhet në zonën e brendshme, do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare dhe për ata që bëjnë nuk plotësojnë kërkesat, do të kryejnë procedurat e riatdhesimit”, deklaroi ai./M.K-dritare.net