Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marin Mema: Beleri po përdor Parlamentin Europian për propagandë kundër Shqipëri!

Marin Mema: Beleri po përdor Parlamentin Europian për propagandë

Gazetari Marin Mema ka reaguar pas daljes së Fredi Belerit në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV. Mema thekson se Beleri ka një dosje hetimore që lidhet me ngjarjet e Peshkëpisë dhe që duhet të përfundojë përpara drejtësisë. Ai shton se Parlamenti Europian nuk duhet të shërbejë si mburojë për aktivitetet politike të Belerit, ndërsa procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje me ligjin.


“Si mundet që Parlamenti Europian të pranojë si eurodeputet një njeri me akuza të llahtarshme, një njeri që sipas dosjeve hetimore ka dorë në ngjarjen e e Peshkëpisë! Ky njeri po përdor mburojen e Parlamentit Europian për të bërë propagandë edhe sot, kundër Shqipërisë… Fredi Beleri ka një dosje që duhet të gjykohet deri në fund! Parlamenti Europian nuk mund e nuk duhet të heshtë, nuk duhet të kthehet në mburojë për një ekstremist që gjithnjë e më shumë ngjall përplasje dhe urrejtje! Ky njeri duhet të gjykohet dhe Parlamenti Europian duhet të bashkëpunojë që drejtësia të marrë udhë! Sulmet e tua Beler, nuk më ndalojnë të eci përpara… “E vërteta zhytet, por nuk mbytet”! Me ekstremistë si ty, do jem përballë gjithmonë!”- shkruan Mema.


Disa ditë më parë, në emisionin “Dekalog” në Dritare TV, Fredi Beleri, i pyetur mbi çështjen e gazetarëve shqiptarë të shpallur ‘Non-Grata’ në Greqi, ai deklaroi se vendimi i Athinës është një e drejtë sovrane e çdo shteti për të mbrojtur sigurinë kombëtare.


“Pse shteti shqiptar dhe kryesisht ata të maxhorancës, kur u shpalla unë nga SHBA, janë të kënaqur? Shpallja ‘Non-Grata’ është një taktikë që përdorin të gjitha shtetet. E ka përdorur edhe shteti shqiptar në raste të ndryshme, përfshirë shtetas grekë dhe gazetarë grekë. Është një praktikë që shtetet e aplikojnë, dhe besoj se duhet një diskutim më i madh për rastet dhe qëllimet e saj.”-u shpreh Beleri në DritareTv./E.P-dritare.net

Shikoni emisionin e plotë dhe abonohuni në Dritare TV