Maqedonia dështon me lehtësimi ne masave, pas dy ditësh liri shtohen rastet dhe vdekjet me COVID-19
E Premte 29 Maj 2020, 20:08
Dritare.net
Dy ditë pasi mori masa lehtësuese Maqedonia e Veriut ka përjetuar sot një ditë të keqe, përsa i përket koronavirusit.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 4 viktima dhe 52 raste pozitive në RMV.
Shumica e këtyre në komunat dhe lagjet e Shkupit: Çair, Saraj, Hasanbeg Butel si dhe Tetovë e në qytetin e Shtipit. Katër viktimat janë nga Shkupi, Tetova dhe Shtipi.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u tha gazetarëve të premten se nëse do të vazhdojë të rritet numri i të infektuarve me koronavirus, sërish do të kthehen masat shtrënguese në ato komuna ku ka vatra potenciale të të prekurve.
Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën gjithsej 128 persona, ndërsa 2129 janë infektuar nga COVID-19. / I.M-Dritare.net