Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu-Zhupës: Ti nuk je në hall për fëmijët, por për karrigen tënde!

Manastirliu-Zhupës: Ti nuk je në hall për fëmijët, por

Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në fjalën e saj ministrja e Arsimit tha se zonja Zhupa nuk është në hall për arsimin, por në hall për karrigen e saj.

“Kërkove interpelancë urgjente dhe përdore gjuhë fyese. Tregove se interesi yt nuk ishte të merrje informacion për ngjarjen e ndodhur, ajo që tregove se interes. U tregove fëmijëve se me çfarë gjuhe të papranueshme u drejtohesh ti fëmijëve.

Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Do e vlerësoja nëse do ishte e sinqertë për një ngjarje që na ka prekur të gjithëve.

Shembulli që përcillet nga këtu lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Do e vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i vërtetë.

E përsëris, thirrjen time dhe besoj te çdo prind e mësues për të mos e politizuar një ngjarje, që jo vetëm politike nuk është.

Duhet që gjithsecili të bëjë pjesën e vet, ne më të madhen dhe ju padyshim pjesën tuaj”, u shpreh ministrja Manastirliu sot./L.F-dritare.net