Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu publikon mesazhin e mjekut: Shqetësuese grumbullimet, po rrezikoni shëndetin e të gjithëve!

Manastirliu publikon mesazhin e mjekut: Shqetësuese grumbullimet, po

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook, mesazhin e mjekut, Astrit Bimbashi nga materniteti "Koço Gliozheni". Mjeku shprehet se, janë shqetësuese grumbullimet nëpër lokale, restorante, pazare, në një situatë të rëndë si kjo për shkak të koronavirusit.

"Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, grumbullime jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit! Dua t'ju them qytetarëve që kështu rrezikojnë në radhë të parë prindërit, fëmijët dhe veten e tyre" - Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Astrit Bimbashit nga Materniteti 'Koço Gliozheni'.

Respektoni distancën 1.5 metër!
Vendosni maskë në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruani dot distancën fizike!
Mbani higjienën personale dhe kolektive!
Ruani shëndetin!
Bashkë kundër COVID-19!", shkruan Manastirliu në facebook./K.C/dritare.net