
Manastirliu: Një foshnje 2-muajshe i shtruar tek Infektivi, me simptoma
E Enjte 2 Korrik 2020, 21:09
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin "Opinion" ka konfirmuar se një foshnjë 2 muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv pasi ka shfaqur simptoma.
“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja./ I.M-Dritare.net

















