Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu: Nis vaksinimi i pedagogëve dhe mësuesve me dozat e dyta antikovid!

Manastirliu: Nis vaksinimi i pedagogëve dhe mësuesve me dozat e dyta

Ka nisur sot në stadiumin "Air Albania" vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me dozat e dyta. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa inspektoi nisjen e vaksinimit, theksoi se është e rëndësishme që të vijojë sipas kalendarit të vaksinimit.

"E rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit dhe ndërkohë vijojnë edhe Forcat e Armatosura dhe grupimet e tjera, ndërsa në Sheshin Skënderbej po ashtu vijon vaksinimi sipas grupmoshave",- u shpreh Manastirliu./dritare.net