
Manastirliu mesazh shqiptarëve: Lùfta s'ka mbaruar, virùsi nuk shkon me pushime
E Hënë 22 Shkurt 2021, 10:10
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar. Duke folur për situatën e COVID19, ministrja ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.
"Lùfta nuk ka mbaruar, virùsi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo lùftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e ínfektimit që krijon ky virùs. Dhe patjetër që kjo bëhet në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve dhe strukturave shëndetësore.", apeloi Manastirliu./K.C/dritare.net

















