
Manastirliu: Javën që vjen pritet rritja e numrit të infektuarve
E Enjte 26 Mars 2020, 22:10
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nw "Open" se pritet që javën që vjen të rritet numri i të infektuarve.
Italia nuk jep shumë shpresë, e parashikuat këtë numër infektimesh?- e pyeti Eni Vasili.
Italia dhe Spanja po përballe me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që kemi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet. Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasë një muaj ose dhe 2 muaj- tha Manastirliu./ I.M-Dritare.net

















