
Manastirliu: Ja sa arsimtarë janë vaksinuar deri tani, po i afrohemi dritës në fund të tunelit!
E Enjte 8 Prill 2021, 20:08
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar përmes një statusi në "Twitter" se deri më sot janë vaksinuar 25 720 arsimtarë ndaj Covid-19 në Shqipëri. Sipas saj, procesi vijon pa u ndalur dhe vendi po i afrohet dritës në fund të tunelit.
"Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit", shkruan Manastirliu./M.M-dritare.net

















