Manastirliu: Aktualisht situata nën kontroll, ja kur kthehet izolimi!
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se aktualisht në vendin tonë, pavarësisht numrave, situata me koronavirus mbetet nën kontroll.
Ministrja ka thënë në "Opinion" se izolimi mund të kthehet në varësi të rasteve pozitive, ditore, të të shtruarve dhe atyre që janë në intubim.
“Dihet që dy javët pas 18 majit pritej rritje të rasteve por ka patur vatra të izoluara që në 3 ditët e fundit kanë rritur shifrat ditore”, tha ministrja
“Kurba vijon e sheshte pavarësisht pikëve apo rasteve ditore, që nuk përbëjnë problematikë. Ajo që përcakton kthimin mbrapa është rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve në spitale, fatalitetet dhe rastet e të sëmurëve rëndë të intubuar”.
Në çfarë skenari do ktheheshim mbrapsht?
“Dy apo trefishim të rasteve të reja krahasuar me një dy javësh të mëparshëm, nëse do kishte rritje të numrit të të shtruarve, tek 80 të shtruar e nëse do kishim të intubuar 15-25 raste atëherë ne stopojmë e nuk bëjmë hapa të tjera drejt rihapjes”.-tha ministja Manastirliu.
“Janë vatra e për momentin janë kontakte në të njëjtë zonë e vatër.
Në Tiranë kemi mbi 20 vatra, janë familjare, 60% e rasteve të prekura janë në Tiranë. Pra është një vatër, që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik
Kemi rritje të të infektuarve por janë asimptomatikë, nuk e themi dot që ndikon temperatura e ska studime që klima ka ndikim direkt mbi virusin,
fakti që virusi s’ka atë agresivitet mund të jetë edhe për arsye të imunitetit që njerëzit kanë në verë”, tha ministrja./ I.M-Dritare.net