Manastiri i Ravenës, një mrekulli e Gjirokastrës!
Dritare.net
Keni dëgjuar ndonjëherë për Manastirin e Ravenës? Ndodhet në Gjirokastër. Qyteti i madh me bukuri të pafundme, ka edhe të fshehtat e tij, që njihen duke u treguar.
Dhe Fation Plaku, e bën më së miri këtë, ku shpesh na njeh me skutat më të veçanta, të vendit tonë. Kështu na tregon edhe për Manastirin e Ravenës, ndërtuar në vitin 1600.
"Manastiri i Ravenës ndodhet 300m sipër fshatit Goranxi. Manastiri i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” dhe kremton nga data 15 gusht.
Manastiri është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore.
Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”, shkruan plaku në instagramin e tij.
Si një promovues i turizmit, Plaku, tregon për vendet që ende nuk janë shumë të njohura, apo trend, por në një të ardhme jo fort të largët do të pushtohen nga turistët./L.F-dritare.net