Makina përplas për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë. Shoferi largohet nga vendngjarja
E Martë 24 Shkurt 2026, 14:02
Dritare.net

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet të martën në Tiranë.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./L.F-dritare.net