Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luljeta Bozo: Ja çfarë do të bëj gjatë mandatit tim si deputete!

Luljeta Bozo: Ja çfarë do të bëj gjatë mandatit tim

E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në dritare.tv, kandidatja për deputete numër 1 e listës së Partisë Socialiste për Tiranën Luljeta Bozo foli për atë që do të bëjë gjatë mandatit të saj në parlament. Sipas Bozos duhet krijuar Urdhri i Inxhinierit, ndërsa theksoi se ka rregulla që duhen të dalin në formën e ligjit që të zbatohen.

Luljeta Bozo: Ja çfarë do të bëj gjatë mandatit tim

Ka ca probleme që duhen disiplinuar dhe duhen zgjidhur. Kam kërkuar takim me shoqatat që operojnë në fushë e ndërtimit. Ka patur një problem që nuk ka gjetur zgjidhje që është krijimi i Urdhrit të Inxhinierit, siç është Urdhri i Mjekut. Ekziston ligji për profesionet e lira. Do të bëj të gjitha përpjekjet që kjo të shkojë në fund. Së dyti të gjitha ndërtimet, pa marrë parasysh ku janë, kanë disa rregulla, fazat e llogaritjeve. Ndërtimi lidhet me të gjitha aspektet dhe ka nevojë për disa rregulla që janë për të gjitha fushat. Janë disa rregulla që duhen hartuar dhe duhet të dalin në formën e ligjit që të zbatohen. Shtet ka kur ka ligje dhe kur ato zbatohen”./M.M-dritare.net