Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luljeta Bozo: Edi Rama ka dhënë provat se çfarë premton e bën!

Luljeta Bozo: Edi Rama ka dhënë provat se çfarë premton e

Inxhinierja Luljeta Bozo tregoi opinionin që ka për Edi Ramën si drejtues i qeverisë shqiptare. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv numri 1 i PS në qarkun e Tiranës tha se Rama i ka dhënë provat me tërmetin e së fundmi me pandeminë dhe se është i zoti të drejtojë vendin sidomos në kohë krizash. Ndër të tjera zonja Bozo tha se Rama u ka dhënë mjaft besim grave, së pari në Bashkinë e Tiranës në kohën kur ishte kryetar e së fundmi në qeverinë që drejton prej 2013.

“Ai e ka treguar veten që kur ka qenë kryetari i bashkisë së Tiranës. Që është një njeri që ka shumë vizion. Ndoshta duke qenë dhe vetë artist ato idetë marrin ngjyrë pak më shumë. Kur i leu ato fasadat që ishin të rrjepura ngjyra-ngjyra disave nuk u pëlqeu. Por ai u shpall për këtë kryetari i bashkisë më i mirë në Evropë që kishte bërë një qytet që qeshte. Bëri atë që se bëri dot njeri, për Lanën që është kaq e bukur sot. Parku Rinia ishte për faqe të zezë, qendër e drogës, e prostitucionit ku bëheshin të gjitha pazaret.

Ka treguar që ka shumë vizion, që është shumë punëtor dhe që kur e thotë një gjë e bën. Duhet të kesh këtë damar për ta bërë këtë sepse je përballë shumë vështirësive. Para shumë problemeve, të papriturave dhe ai është i vendosur. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për dikë që drejton një shtet. Është këmbëngulja e tij që u arrit në parlament të kemi 30% gra. Që u bë ligh që s’mund ta shkelë kush. Është e vetmja qeveri që ka kaq shumë gra ministre. Ai e pati një eksperiencë shumë të mirë në bashki ku kishte shumë gra dhe vajza që punonin dhe pati mjaft sukses. Nuk dua të shaj burrat se shoqëria mbështetet dhe te burrat dhe te gratë. Por kur ti i jep rolin që duhet grave, shoqëria ecën përpara. Gratë duke qenë nëna, por edhe nga natyra është më e përgjegjshme dhe më e butë. Po ia dhe një detyrë është e sigurt që do ta bëjë dhe nuk abuzon. Në këtë drejtim jam shumë e gëzuar që ka kaq shumë besim te gratë”, u shpreh Luljeta Bozo në Dritare tv./L.F-dritare.net