Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luçiano Boçi për kafen me Ramën: Nuk e kam mik, por as armik jashtë politikës!

Luçiano Boçi për kafen me Ramën: Nuk e kam mik, por as

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është rikthyer sërish tek debati që hapi kafja që konsumoi në 2016 me kryeministrin Edi Rama dhe dy kolegët e tij. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Boçi tha se biseda në kafe ishte një vijim i debatit në sallën e parlamentit.

“Ishte koha kur u ndryshua modeli i maturës shtetërore. Shumë studentë u ndeshën me të papritura dhe pati goxha reagime. Ky takim në kafe me Edi Ramën erdhi pas një debati të nxehtë në parlament. Duke dashur të justifikohet ai vjen dhe kërkon të ulet në kafe. Gjithë biseda ishte vijim i debatit sallën e parlamentit për maturantët.

Ai gjeti një moment kur ishim më të qetë bashkë me kolegët dhe tha se fajin e kishin sekretaret. Ai e ndjeu të nevojshme të shpjegohej dhe të mos mbante fajin vet, duke ia faturuar sekretareve të universitetit.

Fotoja u keqpërdor, nuk e di nëse ishte qëllimisht apo jo. Por duhet të jetë e qartë që ne deputetët pas debatit në parlament ndodh edhe t’i japim dorën njëri-tjetrit, ta përshëndesim. Sepse jemi njerëz. Në politikë jemi kundërshtarë, por jashtë saj nuk jemi armiq!”, tha Boçi./L.F-dritare.net