Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lleshaj: Qytetarët do të votojnë në qendrat e mëparshme. S'ka ndryshim adresash

Lleshaj: Qytetarët do të votojnë në qendrat e

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një konference për shtyp u shpreh se, qeveria nuk do të zhvendosë votuesit e opozitës nga qendra e votimit, madje sipas tij kjo gjë është e pamundur. Lleshaj tha se lista e zgjedhësve që do të publikohet më 5 tetor do të tregojë se akuzat e tilla janë të pabaza.

"Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme. Sa i përket lajmeve të rreme, me duhet të them se organet përgjegjëse do të thellohen në verifikimet dhe hetimet përkatëse, me qëllim që të parandalohen apo goditen ligjërisht të gjitha përpjekjet e paligjshme për të krijuar konfuzion, për të intimiduar apo për të ndikuar në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ftoj me ketë rast mediat dhe aktorët e tjerë publikë apo politikë që të distancohen nga tentativat për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve si dhe i inkurajoj ato që të verifikojnë paraprakisht në burime të pakontestueshme, ku përfshihen edhe institucionet përgjegjëse ligjore, informacionet që lidhen me çështje kaq të rëndësishme, ku dezinformimi dëmton dukshëm interesin publik.

Duhet thënë se, në të njëjtën kohë, po merren masa për diskutimin e një pakete ligjore që do të konsolidojë përfundimisht sistemin e adresave dhe do të pamundësojë lëvizjen kaotike të qytetarëve. Elementi kyç i këtyre ndryshimeve është kushtëzimi i të gjithë shërbimeve publike dhe jo publike me pasjen e një adrese të saktë për qytetar. Çdo qytetar do të ketë adresën e tij të standardizuar sipas ligjit dhe do të marrë shërbimet vetëm në bazë të adresës së regjistruar. Megjithatë dëshiroj të ritheksoj me forcë:Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme.", tha Lleshaj./K.C/dritare.net

Lleshaj: Qytetarët do të votojnë në qendrat e