
Listat e kandidatëve për deputetë, Fatos Çoçoli: Janë zhdukur biznesmenët!
Dritare.net

Emrat e kandidatëve për deputetë janë bërë tashmë publikë nga të dy partitë politike për çdo qark. Analisti Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, komentoi emrat e përfshirë në këto lista, duke theksuar ndryshimet e dukshme nga zgjedhjet e kaluara.
Çoçoli u shpreh se është hera e parë pas shumë kohësh që listat e zgjedhura nuk janë të orientuara dhe të drejtuara nga biznesi. Sipas tij, partitë politike kanë nevojë për fonde dhe biznesmenët kanë mundësuar këtë mundësi, shpesh në mënyrë të ligjshme apo edhe duke kaluar përtej ligjit.
"Ne mënyrë të ligjshme, apo edhe duke mos e pasur shumë për bazë ligjin, biznesmenët kanë mundësuar mbështetje për partitë politike. Por këtë herë, thuajse nuk ka asnjë biznesmen në listat e kandidatëve. Është e vështirë të gjesh sipërmarrës të mirëfilltë në këto lista," tha Çoçoli./E.P-dritare.net

















