Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lira Gjika: Pse fëmijët, nuk duhen gënjyer kurrë!

Lira Gjika: Pse fëmijët, nuk duhen gënjyer kurrë!

Nga Lira Gjika

Problem i gënjeshtrës nuk qëndron thjesht te mos thënia e të vërtetës, por te dyshimi, te mospërfillja dhe mosrespekti që gënjeshtra provokon dhe transmeton. Asnjë njeri nuk do pranë vetes një njeri që e gënjen, pasi dyshimi është ndjenja e parë që provon. Dyshimi provokon një gjendje të lodhshme për njeriun prandaj dhe bën çmos që ta sqarojë. Prindër, gjyshër, mësues kini kujdes me fëmijën, ju vetë nervozoheni kur ju gënjejnë madje prishni edhe miqësi e marrëdhënie të rëndësishme, mos e bëni me fëmijët tuaj, sepse gënjeshtra vret besimin, i transmeton fëmijës mosrespekt, mospërfillje, mosbesim dhe mbi të gjitha dyzimin për veten.

Prindër, gjyshër, mësues përpiquni të mos i gënjeni fëmijët, pra shmangni mosrespektin, shpërfilljen, mos i bëni të ndihen të dyzuar në fjalët tuaja. Nëse ne të rriturit e gënjejmë fëmijën, gjënë e parë që përfton fëmija është se ai nuk është i denjë për t’i kushtuar pak vëmendje e kohë e t’i thuhet e vërteta. Gënjeshtra krijon konfuzion emocional të rëndë që ushqen ankthin dhe frikën e braktisjes te fëmija, që është një nga ndjesitë e para që njeriu njeh dhe është e lidhur me shëndetin mendor të njeriut.

Fëmija pret që prindërit, gjyshërit dhe mësuesit t’i demonstrojnë si të jetë e të bëhet i rritur e i zoti , ndërsa ata, natyrisht padashur, e gënjejnë apo nuk i tregojnë të vërtetën. Këtë mospërfillje apo mosrespekt fëmija e përfton nga prindërit gjyshërit apo mësuesit, pra ata që e kanë për detyrë që ta duan ta respektojnë e mësojnë si të jetë e të bëhet. Ne të rriturit duke përtuar apo rënë shkurt, se besojmë që fëmija nuk kupton, në fakt vetëm i demonstrojmë që ai nuk vlen. Përpiquni prindër, gjyshër e mësues të mos i gënjeni fëmijët apo të mos u thoni të vërtetën./dritare.net