Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lira Gjika: Prindër e gjyshër respektoni masat kundër Covíd-19, se po lini fëmijët pa shkollë!

Lira Gjika: Prindër e gjyshër respektoni masat kundër

Nga pediatrja Lira Gjika

Në një postim të dr Blerta Bratit lexova shqetësimin e madh të doktoreshës për papërgjegjshmërinë e qytetarëve për të respektuar rregullat për të penguar shtimin e të infektuarve nga Covid. Me të drejtë doktoresha ngre zërin që të rriturit me papërgjegjshmërinë e tyre po bëhen shkak të mbyllen shkollat. Prindër e gjyshër, ju që i doni shumë fëmijët e nipërit tuaj, por me veprimet tuaja të pamenduara po bëheni shkak për kufizime më të rënda për fëmijët e nipërit tuaj. Ju që ankoheni se po ju infektojnë fëmijët, vetë i shkelni rregullat me të dy këmbët. Nuk i përdorni maskat, rini në grupe dhe nuk respektoni distancat, refuzoni vaksinën apo nuk respektoni oraret. Ku është dashuria juaj për fëmijët, pse doni ti lini edhe pa shkollë kur është mosha që ka nevojë për kontakt direkt me mësuesin, që të mund të ndodhin disa procese në trurin dhe më ndjen e tyre. Këto procese janë të lidhur me shëndetin mendor dhe aftësinë për të mësuar. Gjithashtu prindër, gjyshër çfarë modeli po u ofroni fëmijëve e nipërve tuaj, që kur je i rritur nuk respekton rregulla dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet apo e thënë në gjuhë rruge “nuk pyet për njeri”? Kujdes prindër dhe gjyshër, studimet e bëra në tre muajt e mbylljes Mars Maj në qendrat e mëdha shkencore të planetit tregojnë se sa shumë janë prekur fëmijët nga kufizimet e daljes në natyrë dhe mosvajtja në shkollë . Prindër e gjyshër flisni gjithë kohën për sakrifica që bëni për fëmijët, tani nuk ju kërkohen sakrifica por thjesht të jeni të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm si për veten dhe për fëmijët që të mos u mbyllet shkolla./Marrë nga Facebook-u i autores!