
Lira Gjika: Kufizimi fizik i fëmijës, provokon sëmundje. Ja si të veprojnë prindërit!
Dritare.net
Pediatrja Lira Gjika, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit dha disa këshilla për prindërit se si të sillen më fëmijët në këtë periudhë izolimi. Gjika tha se e rëndësishme është që t’i mbajnë larg nga teknologjia fëmijët, dhe t’i ushtrojnë fëmijët me aktivitete të ndryshme.
"Është një situatë që është e vështirë dhe ata që vuajnë më shumë janë fëmijët sepse janë të kufizuar. Kufizimi fizik i fëmijës është vërtet nuk po them gjymtues, por provokon sëmundje. Domethënë dikur një fëmijë që rrinte brenda, dihej është fëmijë që rri brenda thuhej sepse sëmurej shpesh dhe si të themi shëndet lig. Ne sot arritëm që fëmijët të dalin edhe kur janë sëmurë, të lëvizin, domethënë është bërë një punë e madhe, por tani po rikthehemi prape tek tradita e vjetër, kemi frikë kur dalim jashtë. Këto janë një gjë shumë e rëndë. Në moshën kur fëmija do të dalë jashtë, të marri dritën, rrezet e diellit, të luajë, ne i pengojmë. Natyrisht se këtu diskutohet jeta, por prandaj duhet patjetër në shtëpi prindërit të jenë më aktiv, jo ti lënë përpara mjeteve elektronike, por të merren kryesisht fizikisht.
Virusin mund ta tregojnë si një përrallë, ose përmes vizatimeve. Mund t’u themi se ashtu siç sëmuren me bajamet, në këtë rast sëmuren mushkëritë. Mund ta vizatojmë siç ka dhe shumë foto në internet, por pa e bërë përbindësh. Rikujtoni momentet e bukura, pushimet dhe gjërat pozitive. Të merren me të paktën një orë aktivitet fizik në ditë, së bashku me prindërit", tha Gjika./L.F-dritare.net

















