
Liqeni Trump/ Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian: A është sot 1 prilli?
E Premte 25 Shtator 2020, 14:02
Dritare.net
Rënia dakord e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit që Ujmani të quhet Liqeni Trump ka nxitur reagim edhe të raportueses për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon.
Madje, ajo nuk e beson një gjë të tillë.
“Shaka e 1 prillit? Si mund të japë dikush diçka si shenjë mirënjohje për atë marrëveshje? Thjesht duke qenë pjesë e fushatës së Trump”,-shkroi ajo në Twitter./ I.M-Dritare.net

















