Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Linda Rama: Ja si duken kultura dhe dialogu politik në Shqipëri në optikën time!

Linda Rama: Ja si duken kultura dhe dialogu politik në Shqipëri

Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania ka analizuar hapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që nga periudha e regjimit monist.

Ajo theksoi se në këtë periudhë nuk kishte kulturë debati, por gjithçka ishte e imponuar.

“Komunizmi nuk të përgatiste për dialog, komunizmi të impononte. Kishe dy pozicione atëherë; ose ti je me partinë dhe shtetin, ose ti je armik. Nuk kishte midis as oponencë, as kritikë, as mendim ndryshe, as kundërshtim dhe kjo është trashëgimia që ne kemi”, tha Linda Rama.
Për aktivisten Linda Rama, opinioni publik shqiptar shpreh synimin dhe vullnetin e qartë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe sipas saj, të gjithë aktorët socialë dhe politikë duhet të punojnë ngushtësisht njëri me tjetrin për të arritur këtë objektiv.

“Ka një dakordësi 100% pothuajse, që shqiptarët, e cila nuk lëviz në kohë përtej gjithë traumave dhe politikave, situatave të vështira nuk çedon në kohë, që është aspirate për të qenë në BE dhe për të pasur një Shqipëri evropiane këtu brenda nesh. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike shqiptare nuk arrin të dakordësojë agjendën kombëtare në raport me këtë vullnet”, tha znj. Rama./dritare.net