Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ligji për kryeministrin/ Berisha - Ramës: Burri-burrit, hajde ta firmosim!

Ligji për kryeministrin/ Berisha - Ramës: Burri-burrit, hajde ta

Ish-kryeministri Sali Berisha hapi ditën e sotme në Elbasan fushatën për kryetar të PD, nga ku i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama për kalimin në parlament të një ligji që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

“Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit. Kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionon ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transfomuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap”, tha Berisha./M.K/dritare.net