
Ligji i diskutueshëm në Hong Kong; Nëse dëmton urbanët, dënohesh përjetë për terrorizëm!
Dritare.net
Njerëzit në Hong Kong shumë shpejtë do të përballen me rregulla të reja, pas disa ligjeve të diskutueshme të vendosura nga Kina.
Disa ligje që kanë hyrë në fuqi, janë shumë të ashpra pasi janë dënime përjetë për disa shkelje që zakonisht nuk konsiderohen shkelje të shkallës së lartë.
Kritikët thonë se ligji i ri në mënyrë efektive kufizon protestën dhe lirinë e fjalës.
Ai u soll nga Pekini pas trazirave në rritje dhe një lëvizje të zgjeruar pro-demokracisë në Hong Kong.
Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, mbrojti ligjin, duke thënë se ai mbushte një vrimë hendeku në sigurinë kombëtare. Më parë, politikani i mbështetur nga Pekini pranoi se nuk e kishte parë draftin.
Mbretëria e Bashkuar, BE dhe Nato kanë shprehur të gjithë shqetësim dhe zemërim, ndërsa grupet pro-demokracisë kanë filluar të shpërndahen.
Krimet e shkatërrimit, terrorizmit dhe bashkëpunimit me forcat e huaja dënohen me një dënim minimal prej 10 vjetësh, dhe maksimum përjetë.
Dëmtimi i objekteve të transportit publik mund të konsiderohet terrorizëm dhe mund të dënohet përjetë.
Ata që janë shpallur fajtorë nuk do të lejohen të paraqiten për detyra publike.
Kompanitë mund të gjobiten nëse shpallen fajtorë sipas ligjit.
Pekini do të krijojë një zyrë të re të sigurisë në Hong Kong, me personelin e saj të zbatimit të ligjit - asnjëra prej të cilave nuk do të ishte nën juridiksionin e autoriteteve lokale.
Njerëzit që dyshohen për shkelje të ligjit mund të bllokohen dhe të vihen nën mbikqyrje.
Menaxhimi i organizatave joqeveritare të huaj dhe agjencive të lajmeve do të forcohet.
Ligji do të zbatohet edhe për banorët jo të përhershëm.
Kina gjithashtu thotë se do të marrë përsipër ndjekjen penale në çështjet që konsiderohen "shumë serioze", ndërsa disa gjykime do të gjykohen pas dyerve të mbyllura./ I.M-Dritare.net

















