
Letra e Bill Gates në portalet shqiptare, fake news
Dritare.net
Një letër e rreme që pretendohet se është shkruar nga Bill Gates për koronavirusin është shpërndarë gjerësisht në internet, e sidomos në portalet shqiptare. Mesazhi i rremë me titull "Çfarë po na mëson në të vërtet Corona/Covid-19?" besohet se nisi qarkullojë përmes postës elektronike dhe grupeve në WhatsApp të hënën, gjithashtu u shpërnda edhe në mediat sociale.
"Letra e hapur" pretendohet se i tregon themeluesit të Microsoft se ekziston "një qëllim shpirtëror pas çdo gjëje që ndodh", përfshirë virusin, informon dritare.net
Në letër thuhet se:
“Virusi është një korrektor i mrekullueshëm, i dërguar për të na kujtuar mësimet e rëndësishme që duket se i kemi harruar."
Kjo letër është shpërndarë shumë herë, madje dhe nga personazhet e famshme, si Naomi Campbell, apo gazeta prestigjioze “The Sun”. Për të mos folur pastaj për portalet shqiptare, që po bën namin.
Pasi doli në dritë se ishte e rremë, The Sun e hoqi nga faqja dhe kërkoi falje për incidentin. Ende nuk dihet se kush e përhapi këtë informacion të rremë në internet.

















