Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Legjenda që fshihet në Liqenin e Prespës!

Legjenda që fshihet në Liqenin e Prespës!

Nëse do të nisesh drejt Korçës, mos ngurro të ndalosh dhe të njihesh me liqenin e Prespës së Vogël, destinacion për të cilin flitet pak, por fsheh aq shumë. Stafi i Dritare Tv shkoi në këtë liqen për ta eksploruar me kayak, i vetmi tur që të jep mundësinë të njihesh me zonën në mënyrën më ekologjike.

Edhe pse viteve të fundit është raportuar që Prespa e Vogël është zhdukur dhe ka ngelur thjesht moçal, nuk është aspak ashtu. Ky liqen është aty, mjafton të guxosh ta eplorosh mes kallameve të gjelbra, që ia shtojnë lezetin dhe e bëjnë më të bukur shëtitjen.

Rreth e rrotull Prespës me kajak, do të haseni me lulen më të rrallë dhe më të hijshme që mund të keni parë, zambakët e ujit.


Në këtë liqen ndodhen dy: Zambaku i bardhë (Nymphaea alba L.) dhe zambaku i verdhë (Nuphar lutea L.).

Në fakt, emri i vërtetë i kësaj lule është Nymph – Nimfë, që do të thotë shpirt femëror që jeton në ujëra të pastra. Për shkak të formës dhe ngjyrës, ky lloj zambaku është përmendur mijëra vite më parë nga autorë të ndryshëm dhe është përdorur si simbol jete nga dinastitë egjiptiane.

Edhe sot fjala ‘Nimfë’ përdoret si kompliment për femrat e hijshme dhe elegante.

Në fakt kjo është “pasuria” më e madhe që fsheh ky liqen, zambakun, lule që çel në mëngjes dhe mbyllet në mbrëmje duke u zhytur nën sipërfaqen e ujit, që zakonisht rritet me thellësi deri 1.5 metra. Këtë lule keni mundësi ta shihni gjatë muajve qershor-shtator, kur temperaturat e ujit janë më të ngrohtat dhe do të kuptoni se pse zambakët e ujit, simbolizojnë në mënyrë të përkryer pafajësinë, pastërtinë, shpresën, rilindjen dhe paqen.

Jo më kot, zambaku i ujit është adhuruar me vite për perfeksionimin dhe bukurinë edhe pse rrënjët i zhyt thellë në baltë, kjo lule mbetet e papërlyer dhe e pastër. Ka plot histori e legjenda për zambakun e ujit, për shkak se ka ngjallur kuriozitet gjithmonë se si një farë e kësaj lule, mund të përballojë mijëra vjet pa ujë dhe të mbijë mbi dy shekuj më vonë.

Nëse keni më tepër kuriozitet rreth kësaj lule “hyjnore”, shko në Prespë të Vogël, dhe do të shihni se si dy ngjyrat e zambakut, vazhdojnë të qëndrojnë mbi ujë, si për të na treguar se do të vazhdojnë të ekzistojnë përherë, duke mos pranuar zhdukjen./dritare.net