Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Legalizimet edhe te bashkitë, Rama: 2028 është larg, procesi do përfundojë në 2026!

Legalizimet edhe te bashkitë, Rama: 2028 është larg, procesi do

Kryeministri Edi Rama tha se bashkitë do të jenë të përfshirë në procesin e legalizimeve. Rama tha se afati për përfundimin e procesit të legalizimit në 2028 është shumë i largët ndaj, vendosi si afat 2026.

“Jemi këtu për të komunikuar për fillimin e punës bazuar në vendin e qeverise që u mor si rezultat i një diskutimi të nisur edhe së bashku në takimin që zhvilluan në Shkodër, të nxitur nga disa deputetë të PS. Me pjesën e regjistrimeve të pronave në Kadastër kemi një ecuri pozitive, në pjesën e legalizimeve nuk mund të themi të njëjtën. Për këtë është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces.

Kjo ka një rëndësi të posaçme, për faktin që jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit të qytetarëve, por edhe për të bërë monitorimin e punës në Kadastër, që në sektorin e legalizimeve le për të dëshiruar. Në këtë kontekst, së pari janë bashkitë që do të vendosin prioritet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës. Pra procesi të udhëhiqet pre jush, me një staf të dedikuar që do ta krijoni deri në shtator kur procesi do të fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për të pasur një platformë punë dixhitale.

Nga një anë kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve, nga ana tjetër Kadastra të mos ketë monopolin e zgjidhjes së problemeve të cilin e abuzojnë në shumë raste, herë nga indiferencë, herë nga paaftësi dhe shpesh herë nga krimbi i kërkesës për ryshfet”, tha Rama./L.F-dritare.net