Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lefter Koka mund të dalë nga burgu, vetëm për një arsye!

Lefter Koka mund të dalë nga burgu, vetëm për një

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën për ndryshim të masës për Lefter Kokën. Gjykata i jep të drejtë Kokës që të kryejë vizita mjekësore jo vetëm në ambientet e paraburgimit, në QSUT dhe në qendra të posaçme.

Ky vendim vjen si pasojë e aktit të mjekësisë ligjore që e ka përcaktuar gjendjen e Kokës të rënduar.

Gjyqtari Erion Bani arsyeton se pavarësisht raportit të eksperteve që e paraqesin gjendjen e rëndë ai kurohet edhe në ambientet e paraburgimit si çdo qytetar tjetër.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët./L.F-dritare.net