Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë fundjavën!

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë

Çfarë e bën të bukur një pasdite fundjave në karantinë? Ca gatime të mira që t’ju ëmbëlsojnë. Lava Cake, është një ide perfekte. Sidomos për adhuruesit e çokollatës.

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë

Kristi Janku, nuk mund të na tregonte recetë më të mirë këtë të premte. Në mesin e dhjetëra recetave të saj në Kikiliciouss, ajo zgjodhi këtë.

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë

Live në Dritare.net, ajo tregoi hap pas hapi recetën e saj.

Masa bën 2 porcione
Përbërësit:
57 gram gjalp
60 gram çokollatë e zezë
1 vezë + 1 e verdhe veze
40-45 gram sheqer pluhur
27 gr miell

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë
Proçedura:
Ndizni furrën në temperaturë 250°C.
Shkrini çokollatën dhe gjalpin në një enë në banjo-mari.
Në një tas tjetër rrihni vezët dhe sheqerin.

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë
Shtoni miellin dhe më pas masën e çokollatës, e cila duhet të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë.

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë
Lyeni me gjalp dhe më pas me miell 2 enë individuale që janë për pjekje, 9 cm diametër.
Shkundi përmbys mbi banak në mënyrë në mënyrë që të dalë mielli i tepërt.
Pasi keni shpërndarë masën tek enët piqini për rreth 8 minuta, deri sa sipërfaqa e jashtme të jetë mpiksur.Mos i piqni më tepër pasi nuk do të keni efektin e "llavës" dhe do të përfundoni me kek çokollate.
Nxirrini nga furra dhe lërini për 2 minuta të qëndrojnë në enën ku janë pjekur.
Më pas vendosni pjatën servirëse sipër dhe rrotulloni ëmbëlsirën 180° duke e nxjerrë nga kallëpi.
Spërkatni sheqer pluhur ose kakao dhe servirni me fruta pylli, akullore ose ashtu siç është.

Lava Cake, receta e Kristi Jankut që do t’ju ëmbëlsojë

Ndërkohë që mbaruat recetën e Lava Cake, derisa ajo të piqet keni kohë mjaftueshëm të bëni një akullore. Ju duhet banane, luleshtrydhe dhe kos. Paraprakisht duhet t’i prisni në copa të vogla frutat dhe t’i ngrini. Më pas bashkojini dhe hidhini në grirëse së bashku me disa lugë kos. Për më tepër ndiqni shpjegimin e qartë të Kristit./L.F-dritare.net