Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamtumirë skraparlliu im, do më mungosh!

Lamtumirë skraparlliu im, do më mungosh!

Nga Artan Hoxha

Nje lajm i trishte për nje bashkepatriot, mik, dhe administrator i medias ku kam punuar.

Nje njeri i mire me te cilin kam bashkepunuar, qe nga fillimi i viteve 2000, kur nisi punen si administrator te “Panorama”, në Neës24 nga viti 2011 e deri në 2016-en, e me vone në median e themeluar prej tij FAX NEËS.

Lamtumire mik, te qofte e lehte rruga për në boten e pertejme. Ike shpejt, shume shpejt dhe beftas, pa u ndjere.

Kemi bashkepunuar qindra here, kemi debatuar dhjetera here, por në fund Kasemi kthehej me nje buzeqeshje karakteristike dhe me batuten, “jemi skraparllinj, nese nuk e mbajme njeri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”...

Sa here kishim ndonje histori me spec per te denoncuar “ata lart” pushtetin dhe politikanet, të cilet e dinin menyren si të benin presion të pronaret, udhezimi i Kasemit ishte, “Tance ma lere mua, fike telefonin dhe mos iu pergjigj askujt, madje as pronarit”.

Lamtumirë skraparlliu im, do më mungosh!

Pastaj kur debatonim, zgjaste me öre te tera, ndoshta me dite, nuk binim në nje mendje si dy kokeshkembinj Skrapari.

Debati shkonte deri aty sa i kujtoja se vertete ishim nga e njejta zone por na ndante Kanioni Osumit.

Por te nesermen origjina nga vinim, pasioni per punen qe benim, për te thene gjithnje te verteten dhe per ta mbajtur gjithmone Neës24, median nr.1 informative në vend, na bente serish bashke.

Sa here drejtuesit poshte tij, drejtore, kryeredaktore, shkonin per ndonje ankese ose pakenaqesi ndaj meje, pergjigja e Kasemit ishte:” Mos u merrni me te, ma lini mua, na duhet per golin në minuten e fundit”..

Lamtumirë skraparlliu im, do më mungosh!

Ike mik dhe na braktise kur kishe ende shume ide e pune per te mbaruar.

Do t’i mungosh familjes, krijeses tende, Fax neës dhe stafit të saj, gjithkujt qe të ka njohur apo takuar qofte dhe njehere te vetme.

Lamtumire Kasem Hysenbelliu...