Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lajm që të jep shpresë, 101-vjeçari në Itali shërohet nga koronavirusi

Lajm që të jep shpresë, 101-vjeçari në Itali

Situata mbetet e zymtë në Itali, por nuk janë të gjitha lajmet e këqija. Në qytetin verilindor të Riminit një burrë 101-vjeçar, i identifikuar publikisht me inicialet Z. P, doli nga spitali të enjten, një javë pasi ishte shtruar në spital pasi ishte me Covid-19.

Gloria Lisi, nënkryetarja e bashkisë Rimini, tha se shërimi e tij ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe jep shpresë për të ardhmen, informon dritare.net

"Z. P ia doli. Familja e çoi në shtëpi, për të na mësuar ne se edhe në moshën 101-vjeçare e ardhmja nuk shkruhet.",- tha ajo./K.C/dritare.net