
Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Kroaci. Arrihet marrëveshja e sigurimeve!
E Enjte 22 Shtator 2022, 14:02
Dritare.net
Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se do të jenë rreth 3 mijë shqiptarë që do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.
"Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës", shkruan Rama në postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net

















