
Lajm i mirë/ Nuk ka viktima nga virusi në 24 orë, ja gjendja në spitale!
E Enjte 24 Shtator 2020, 16:04
Dritare.net
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Ky është një lajm i mirë, pasi prej muajsh vendi po shënonte rritje viktimash. Vetëm dy javët e fundit kemi parë që numri i të infektuarve dhe viktimave ka qenë në ulje. Edhe numri i të shëruarve është rritur, ku brenda një dite e fituan betejën me Covid-19, 100 pacientë. Ndërsa situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./K.C/dritare.net

















