Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

La Italinë për të mbjellë tokat e Kaninës me ullinj. Historia e Fatjonit

La Italinë për të mbjellë tokat e Kaninës me ullinj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook historinë e Fatjonit, që la emigrimin në Itali për të punuar tokat e tij në Kaninë. Pas shumë vitesh punë, sot Fatjoni ka më shumë se 5 mijë rrënjë ullinj kalinjot shekullor, edhe 50 punëtorë që i kushtohen mbledhjes së ullirit për të prodhuar vajin e mrekullueshëm.

"Kur vendosi të kthehej nga Italia, Fatjoni e kishte ndarë mendjen t'u kushtohej tokave të vendit të tij, kodrave me diell që shohin nga deti, në Kaninë.
E nisi punën me shumë pak dhe sot ka më shumë se 5 mijë rrënjë, kalinjot shekullor, të rritur në një ballkon historik që nuk i ngjan asnjë tjetri. Tashmë, me një ekip prej 50 punëtorësh, prej shtatorit deri në nëntor, mbledhin ullinjtë për të prodhuar vajin e mrekullueshëm që nxjerrin këto toka të bekuara.", shkruan Rama në Facebook./K.C/dritare.net