Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky është atleti më i bukur i Lojërave Olimpike!

Ky është atleti më i bukur i Lojërave Olimpike!

Tomas Cecon deri më tani ka dy medalje në Lojërat Olimpike, por ky duket të jetë një detaj për rrjetet sociale që po bëjnë bujë për notarin 23-vjeçar italian. Një video e notarit po bën xhiron e rrjeteve sociale, teksa ekspozon barkun e tij gjatë ceremonisë së medaljes për stafetën 4x100 stil i lirë të shtunën, ku Italia përfundoi e treta. Për shumë vajza në rrjetet sociale Tomas është atleti më i bukur i këtyre lojërave, pasi shumë video të tij po shpërndahen nëpër TikTok dhe Instagram.

“Nuk u desh shumë që njerëzit në TikTok të flasin modelin e ardhshëm.

Ky është atleti më i bukur i Lojërave Olimpike!

Dy ditë më vonë, të hënën, Checon fitoi medaljen e parë të artë në 100 metra. Ai quhet "peshkaqen", raporton TV italian RAI, për shpejtësinë e tij në ujë, vendosmërinë dhe gjatësinë e tij, me 1.97 është e vështirë të mos biesh në sy në pishinë. Ai ka lindur në vitin 2001 në Tiene, Vicenza dhe është bir sportistësh. Babai i tij është një sportist dhe nëna e tij është një kampione e patinazhit me rrota. Tomas ka luajtur tenis kur ishte i vogël, ndërsa është dalluar për not përveç shpinës, në stilin e lirë dhe flutur./K.C/dritare.net