Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuzhinieri i njohur shqiptar me dokumentar për lidhjet mes ushqimit dhe kulturës

Kuzhinieri i njohur shqiptar me dokumentar për lidhjet mes ushqimit dhe
Kuzhinieri i restorantit “Noma”, që ka tre yje “Michelin”, René Rexhepi, eksploron lidhjet mes ushqimit dhe kulturës në serinë e re.

Seria e dokumentarit me titull “Omnivore”, e cila u filmua në pesë kontinente, duke u kushtuar episode individuale njerëzve dhe historive pas tetë përbërësve thelbësorë të traditave të kuzhinës në mbarë botën: bananes, biberit, kafes, misërit, mishit të derrit, orizit, kripës dhe tonit.

Rexhepi krijoi dhe rrëfen dokumentarin, duke shikuar se si tetë përbërësit i kanë formësuar shoqëritë, besimet dhe historinë e njerëzimit, teksa “Omnivore” udhëton në Danimarkë, Serbi, Tailandë, Japoni, Gjibut, Peru, Kore të Jugut, Francë, Kolumbi, Indi, Bali, Ruandë, Meksikë dhe vende përgjatë Shteteve të Bashkuara.

Për Rexhepin ushqimi është gjëja më e rëndësishme, meqë si hamë determinon se sa të shëndetshëm ose pashëndetshëm jemi. Sipas tij, ushqimi që ne zgjedhim ka ndikim të madh në planet dhe nëse do e vlerësonim këtë 10-15 për qind më shumë, kryesisht në Perëndim, ai thotë se do të ishte gjë e mirë për të gjithë, për shëndetin tonë, për shëndetin e fëmijëve tanë, por ndoshta edhe për atë se si e trajtojmë Tokën.

Kuzhinieri shton se krijimi i dokumentarit e ka mësuar se sa të cenueshme janë disa tradita.

“Zejtarët, pavarësisht nëse janë duke rritur një banane të vogël ose duke bërë një pjatë, po zhduken me shpejtësi sepse ne thjesht nuk e vlerësojmë më atë stil”, thotë Rexhepi. “Më ka habitur që ata po zhduken, anembanë botes. Nuk ka rëndësi se ku jeni. Dhe ky është një turp. Ne vërtet duhet të kujdesemi për këtë. Do të humbasin gjëra që nuk mund t'i rikthejmë më kurrë”.

Producenti ekzekutiv i dokumentarit Matt Goulding është habitur kur ka parë sasinë e punës, punëtorëve dhe transformimit që duhet për ta ushqyer botën. Për Gouldingun ushqimi është në gjendje të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme.
Seria gjithashtu përpiqet të tregojë ndikimin e ndryshimeve në politikë dhe zgjedhjet tona si konsumatorë.

Rexhepi është lindur në Kopenhagë, Danimarkë. Babai i tij është shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe nëna është daneze. Ai ka thënë se sa ka jetuar në Maqedoni të Veriut. Ka jetuar në një zonë rurale ku kanë ngrënë ushqim vendor, kryesisht vegjetarian dhe shumë të shëndetshëm.

Restoranti i tij “Noma2” është votuar si më i miri në botë nga revista “World's Best Restaurants” në vitin 2010, 2011, 2012, 2014 dhe 2021 dhe i është dhënë ylli i tretë “Michelin” në vitin 2021./KohaDitore