Pesë minuta zgjidhi sot seanca për miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2024.
Deputetët e Rithemelimit, siç është bërë zakon tashmë në seancat e fundit ndezën tymuese, por edhe flakadanë.
Gardistët kanë shpejtuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi.
Pavarësisht trazirave në seancë, u miratua me 73 vota projektbuxheti për vitin e ardhshëm. Pas miratimit në parim, projektbuxheti do të kthehet për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare dhe më pas miratohet në seancë plenare.
Seanca e sotme në foto! Burimi LSA!/L.F-dritare.net