Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është i arrestuari i katërt për vrasjen e Liridonës!

Kush është i arrestuari i katërt për vrasjen e

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e personit të katërt në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

I arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.


Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.

Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra derisa po kthehej nga një restorant.

Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi./K.C/dritare.net