
Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në konkursit vjetor të bukurisë, që u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Nënkampionia e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.
Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e "Queer Eye" Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong Miss Universe 1977 dhe Iris Mittenaere, Miss Universe 2016.
Njëzet gjysmëfinalistë u shpallën në fillim të punimeve të së shtunës mbrëma pas rezultateve të garës paraprake dhe një votimi global. Pas raundit të parë, gara u ngushtua në 10 vajza.
Në këtë raund u eliminua një prej vajzave më të lakuara, Miss Nepalit, si dhe garueses së parë që zgjodhi një burkini si rroba banje, Miss Pakistan. Raundi i dytë përgjysmoi përsëri numrin e garuesve.
Në raundin e fundit tre vajza mbetën në garë: Palacios, Porsild dhe nënkampionia e dytë Moraya Wilson e Australisë.
Palacios pason Miss Universe 2022, R'Bonney Gabriel nga SHBA./L.F-dritare/net

















